Lamtumirë Conte!

Chelsea do ta shkarkojë Antonio Conten.

Sport

05/07/2018 11:07

Antonio Conte është pranë largimit nga Chelsea.

Mediat angleze kanë njoftuar se trajneri italian, do të largohet nga posti i menaxherit, deri në fund të javës.

Conte do të lirohet nga detyra e tij te “Blues”, edhe pse mbylli sezonin e shkuar me titullin e FA Cup, përcjell “lajmi.net”.

Në vend të tij, favorit për angazhim në Chelsea, është Maurizio Sarri. /Lajmi.net/