Lamtumirë Bayern Munich, Muller në Premierligë (FOTO)

Thomas Muller drejt transferimit në Premierligë.

Sport

22/09/2017 11:42

Thomas Muller mund të largohet nga Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth ndarjes nga kampioni i Bundesligës.

Muller po ashtu thuhet se ka mosmarrëveshje me trajnerin Carlo Ancelotti.

Andaj, mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal, Chelsea dhe Liverpool janë të gatshme ta mirëpresin në rast se ai është në dispozicion për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/