LAJMI I FUNDIT: Policia arreston Liridon Lecin e Prishtinës (FOTO)

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Sport

30/04/2017 17:35

Klubi bardhekaltër me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se mbrojtësi Leci është arrestuar nga policia e Kosovës, duke shtuar se kjo e fundit ka kaluar çdo lloj protokolli që i takon një ndeshje.

I gjithë ky incident duket se ka ndodhur pas ndeshjes në Pejë, ku Prishtina mposhti Besën 1:2.

“Situate kaotike, Liridon Leci eshte arrestuar pas ndeshjes nga policia. Policia e ka kapercyer cdo lloj protokolli qe i takon ne nje ndeshje futbolli. Situate e papare ne stadiumet tona. Skuadra do te shkoj me gjithe autous para stacionit te policise”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy