Lajmi i fundit nga licencimi i stadiumit “Fadil Vokrri”

Drejtori i Departamentit te Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka treguar për procesin e pranimit të stadiumit Fadil Vokrri nga UEFA.

Sport

15/08/2018 16:17

Sipas tij, pas testimit të ndeshjes, është procesi tjetër, ai i pranimit të pajisjeve të vendosura në stadium.

“MKRS është duke vazhduar në realizimin e punimeve finale, pas aprovimit te ndeshjes testuese te aprovuar nga zyrtaret e UEFA-së, që stadiumi në aspektin funksional është i pranuar. Prandaj duhet te behet pranimi teknik i objektit pas miratimit te UEFA që Stadiumi ,,Fadil Vokrri” t’i permbush kriteret e kategoris së IV-katër bazuar në rregulloret e UEFA”, ka shkruar Alaj në Facebook.

Alaj ishte i angazhuar gjatë rinovimit të stadiumit, i ciki kishte marrë pamje moderne. /Lajmi.net/