Lajm i keq për Valon Behramin

Valon Behrami nuk do të grumbullohet te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Sport

02/10/2017 21:38

Skuadra ku angazhohet mesfushori me prejardhje nga Kosova, Udinese, ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon lëndimin e Behramit.

Këtë lëndim Behrami e ka pësuar gjatë ndeshjes së fundit ku Udinese e fitoi me rezultat të thellë 4:0 ndaj Sampdorias.

Si pasojë e këtij lëndimi, Behrami nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror./Lajmi.net/