Lajm i keq për tifozët shqiptarë që do ta ndjekin nga afër finalen Real Madrid – Man Utd

Cristiano Ronaldo ka gjasa të mos luajë për Real Madridin në Superkupën e Evropës ndaj ish skuadrës së tij, Manchester United, më 8 gusht në Shkup.

Sport

17/07/2017 17:21

Portugezi do të jetë nga të vetmit lojtar që do të ketë një pushim të zgjatur te skuadra “mbretërore”, pas një sezoni të lodhshëm me Real Madridin, ku pas shumë vitesh fituan titullin e La Ligas, mbrojtën titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e Portugalisë në suksesin në Kampionatin Evropian, e këtë vit arriti deri në gjysmëfinale në Kupën e Konfederatave që u mbajtën në Rusi.

Ronaldo gjatë sezonit të kaluar jo rrallë herë ka pushuar në ndeshjet e ligës, për t’i evituar lëndimet fizike, e një sezon shumë i ngjeshur që kaloi, mund të bëjë që ai të humbas finalen kundër Manchester Unitedit.

Sipas medieve në Spanjë, katër herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet sigurt në fushë në finalet e Superkupës së Spanjës, ku më 12 dhe 15 gusht i luajnë me Barcelonën, fituesen e Kupës së Mbretit.

Mungesa e tij do të ishte një lajm i keq për tifozët shqiptar të Ronaldos, të cilët tashmë kanë siguruar biletat për finalen Real Madrid – Manchester United./Lajmi.net/