Ky pritet të jetë formacioni i Arsenalit në derbin ndaj Manchester Cityt – Lajmi.net
Ky pritet të jetë formacioni i Arsenalit në derbin ndaj Manchester Cityt
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 18:20, 10 August 2018
Pas 22 vitesh nën udhëheqjen e Arsene Wenger në Premierligë, Arsenali këtë fundjavë nis një epokë të re me trajnerin Unai Emery.

‘Gunners’ që në xhiron e parë i pret një përplasje e vështirë, me kampionët e Premierligës, skuadrën e Manchester Cityt.

Arsenal këtë sezon e nis me synime të qarta, rikthimin në ‘Top 4’, ndërsa Pep Guardiola kërkon të përsërisë sezonin e kaluar, ku ishte larg skuadër më e mirë se sa favoritët.

Në prag të kësaj sfide që luhet ditën e diel me fillim nga ora 17:00, ‘Sportmail’ ka paraparë se si mund të duket formacioni i parë i Emery në Premierligë.

Këtë ndeshje Arsenal do ta nis me skemën (4-2-3-1), me Xhakën dhe Mustafin startues.

Në portë pritet të jetë portieri Leno, ndërsa në sulm Aubameyang do të ndihmohet nga Mkhitaryan dhe Ozil.

Se si mund të duket formacioni i Arsenalit ndaj Cityt sipas ‘Mail Sport’,  mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO