“Ky është momenti më i mirë që Ajax të përballet me Real Madrid”

Ajax Amsterdam do ta ketë përballë skuadrën e Real Madrid, në fazën e 1/16 të finales, në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/12/2018 21:46

Por, ish lojtari i Ajax, Wesley Sneijder, është optimist për rezultatin e ish skuadrës së tij, përballë kampionëve të botës.

Ai ka thënë se kjo është koha më e mirë që Ajax të përballen me “mbretërit”, për shkak edhe të rezultateve të madrilenëve, por edhe fondit të lojtarëve të Ajax.

“Për Ajaxin, ky është momenti më i mirë që të përballen me Real Madridin” ka thënë ish reprezentuesi holandez.

“Nuk e shoh Real Madridin si një skuadër e fortë, siç ishte gjatë viteve të kaluara. Kjo shihet qartë” ka thënë tutje ish fituesi i Ligës së Kampionëve me Inter.

“Ajax ka një skuadër të re, por askush nuk duhet t’i nënvlerësojë ata. Kanë kualitet shumë të mirë dhe luajnë mirë, sidomos në shtëpi, në Amsterdam. Do të jetë e vështirë për Real Madridin”, ka thënë ndër të tjerash Sneijder.

Wesley Sneijder kishte luajtur me Ajaxin gjatë viteve 2002 deri 2007, para se të kalonte në Real Madrid. /Lajmi.net/