Ky është fajtori i humbjes së Realit

Carlo Ancelotti është identifikuar si fajtori i humbjes së Real Madridit nga Juventus, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

06/05/2015 10:41

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte i bindur se Sergio Ramos mund të kompensojë mungesën e Luka Modric në mesfushën e skuadrës së tij.

Por, Ramos – qendërmbrojtës – dëshpëroi me paraqitjen e tij në humbjen 2:1 nga Juventus në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, në mediat spanjolle, tifozët e Los Blancos kanë shprehur se Ancelotti ishte fajtori i disfatës së ekipit, me shpresën se ai do të gjejë një zgjidhje tjetër për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.