Ky do të jetë Wolkswagen Touareg 2018 – Do të mbeteni pa fjalë nga këto imazhe!

Volkswagen i ri Touareg ndikohet nga koncepti i T-Prime dhe i vendosur për t’e dal treg në vitin 2018

Auto & Tek

30/07/2017 18:28

Prodhimi i tretë i Volkswagen Touareg do të marrë një hap të shënuar përpara në aspektin e teknologjisë, dizajnit dhe lidhjes dhe synon t’i japë markës një shtytje të mëtejshme në një treg më premtues për ta ndihmuar atë të rivalizojë sërën e Audi dhe BMW, transmeton perkerre.com

Platforma e re gjithashtu do të sjellë me vete seri të reja motorësh me 6 dhe 8 cilindra. Dy versione të një 3.0-litërsh të ri me naftë V6, duke zhvilluar rreth 270 bhp, gjithashtu edhe një motor më i madh V8 me naftë do të ofrohet për blerësit.

Një tjetër opsion i ri do të jetë një plug-in hibrid GTE, i përbërë nga një motor me 4 cilindra 2.0-litërsh TFSI Turbocharged dhe motor elektrik të vogël. VW po synon një gamë tërësisht elektrike prej rreth 30 miljesh.