Kush do ta marrë numrin 10-të te Manchester United?

Me largimin e Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United, numri 10 në fanellë te kjo skuadër tani është i lirë.

Sport

25/03/2018 00:00

Suedezi arriti marrëveshje me Manchester United për ndërprerjen e kontratës, ndërsa ka arritur marrëveshje me LA Galaxy për vazhdimin e karrierës në MLS.

Largimi i Ibrahimovicit ka bërë që numri 10 të mbes i lirë te Manchester United.

Sipas medieve në Angli, janë tre lojtarë favoritë për të marrë këtë numër.

Talenti i Manchester United, Marcus Rashford, përmend si emër potencial, e po ashtu edhe Gareth Bale i Real Madridit dhe Antoine Griezmann i Atletico Madridit./Lajmi.net/