Kur Messi shënon gol, kjo ndodh te ekipi i Barcelonës

Leo Messi ka statistikë të jashtëzakonshme te skuadra e Barcelonës.

Sport

19/09/2018 12:08

Leo Messi shkëlqeu duke realizuar het-trik në fitoren e Barcelonës ndaj PSV Eindhoven me rezultat 4:0 në duelin e tyre të parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas ka bilanc fantastik me ekipin katalan në garën elite evropiane për klube.

Kur Messi shënon gol, Barcelona i fiton shumicën absolute të takimeve në “Champions”, përcjell “lajmi.net”.

Messi ka humbur vetëm tri duele nga 63 në Ligën e Kampionëve kur ka shënuar gol. /Lajmi.net/