Kur Guardiola kërkonte transferimin e yllit të Liverpool te Bayern Munich

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se Pep Guardiola ka qenë i interesuar për shërbimet e tij, derisa spanjolli drejtonte Bayern Munich.

Sport

13/02/2019 16:52

Ky interesim erdhi në janar të vitit 2014, kur Mane ishte lojtar Red Bull Salzburg në Austri.

Në mes të sezonit të dytë, Mane arriti numrin e 23 golave në 50 paraqitje, duke shkelur syrin e Guardiolas dhe Bayern Munich në janar.

“Në janar të vitit 2014 kishim një miqësore kundër Bayern Munich në Salzburg, dhe trajner ishte Pep Guardiola, ndërsa ne i habitëm me mënyrën tonë të lojës”, ka deklaruar Mane për Sport Bild, përcjell ‘lajmi.net’.

“Këshilltari im Bjorn Bezemer më vonë më kishte njoftuar se ka pasur kontakt me Bayernin pas ndeshjes, por unë mendoj se ata ishin vërtetë të interesuar”./Lajmi.net/