Kualifikohet Arsenali, bashkë me Bilbaon

Arsenali mposhti Besiktasin 1:0 dhe siguroi kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Atje iu bashkua Athletic Bilbao që fitoi 3:1 ndaj Napolit.

Sport

27/08/2014 23:40

Goli i përforcimit të ri Alexis Sanchez i mjaftoi Arsenalit që të mposht Besiktasin me rezultat 1:0 dhe të sigurojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas barazimit pa gola në duelin e parë në Stamboll, fitorja minimale në Emirates e dërgoi gjigantin londinez tutje për në garën elite të klubeve kontinentale.

Atje iu bashkua Athletic Bilbao që mundi Napolin me rezultat 3:1. Marek Hamsik shënoi i pari duke kaluar në epërsi skuadrën italiane por vendasit u kundërpërgjigjën furishëm.

Aritz Aduriz shënoi dy herë kurse Ibai Gomez shtoi një tjetër gol brenda 13 minutash lojë, për kualifikimin e Bilbaos. Bayer Leverkusen e kreu formalitetin duke dominuar Copenhagenin edhe në ndeshjen e kthimit, në fitoren e thellë 4:0.

Kurse, Malmo fitoi ndaj Salzburgut 3:0 dhe triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4:2. Ludogorets fitoi ndaj Steuas pas penalltive me rezultat 6:5.

Rezultatet:

Arsenal – Besiktas 1:0  (1:0)

Athletic Bilbao – Napoli 3:1 (4:2)

Bayer Leverkusen – Koebenhavn 4:0 (7:2)

Malmo – Salzburg 3:0 (4:2)

Ludogorets Razgrad – Steaua Bucuresti 1:0 (6:5)

*Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm