Ku janë sot lojtarët që më Interin fituan L.K në vitin 2010?

Nata e 22 majit të vitit 2010, konsiderohet njëra nga netët më të lavdishme në histori të klubit të Interit.

Sport

22/05/2017 19:50

Atë natë në Madrid, Interi i dha fund pritjes së gjatë 45 vjeçare, duke u rikthyer në majat e futbollit evropian, duke e fituar Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit në finalen e 22 majit, patën mposhtur Bayern Munich me rezultat 2-0, me dy golat e shënuara nga sulmuesi argjentinas, Diego Milito.

Që nga ajo kohë, gjërat te Interi kanë ndryshuar shumë, kanë lëvizur në drejtim të gabuar, ku nga një skuadër kampione e Evropës, ‘neroazzurët’ janë shndërruar në skuadër që nuk arrin as vendin e gjashtë në Serie A, duke ndërruar shumë lojtarë, trajner e edhe pronar të klubit.

Disa nga lojtarët që startuan në finalen e Madridit për Interin, janë pensionuar nga futbolli, e disa nga ata vazhdojnë edhe sot të luajnë.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë ka ndodhur me heronjtë e Interit të vitit 2010, që atë vit fituan tripletën:

Julio Cesar (Benfica)

Maicon – pa skuadër

Lusio – FC Goa (Indi)

Walter Samuel – i pensionuar

Christian Chivo – i pensionuar

Javier Zanetti – i pensionuar

Esteban Cambiasso – Olympiacos

Wesley Sneider – Galatasaray

Goran Pandev – Genoa

Samuel Eto’o – Antalyaspor

Diego Milito – i pensionuar

/Lajmi.net/