Kryetari i qytetit të Napolit i bën një paralajmërim serioz Higuainit

Kryetari i qytetit të Napolit, Luigi De Magistris, ka paralajmëruar Gonzalo Higuainin që ka humbur dashurinë e tifozëve të Napolit.

Sport

28/10/2016 22:02

Higuain është shndërruar në tradhtarin më të madh te tifozët e Napolit, pas kalimit te Juventusi këtë verë.

“Tifozët patën krijuar një lidhje të fortë me të”, deklaroi kryetari i qytetit të Napolit, Luigi De Magistris, përcjell ‘Lajmi.net’.

“Ai theu këtë lidhje kur shkoi te Juventusi. Unë nuk mendoj se Higuain mund të eci i lirë në qytet, nuk do të ketë mirëseardhje entuziaste për të”.

“Ai duhet të ecë me një detektor dhe i rrethuar me 1000 burra. Ndoshta duhet të na njoftojë që të jetë nën praninë e policisë”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.