Kryetari i ‘Dardanëve’ kërkon mobilizim për të mbështetur Kosovën në Ligën e Kombeve

Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë thirrje për mobilizim të të gjithë tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sport

25/01/2018 20:47

UEFA një ditë më parë ka tërhequr shortin e grupeve të Ligës së Kombeve, një garë e re kjo.

Kosova ka gjasa të mira për të arritur lartë përmes këtij kompeticioni, pasi në grup ka kombëtare si Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe.

Shkrimin e Lulëzim Berishës e gjeni në pjesën e mëposhtme:

Thirrje për mobilizim, Kosova jonë në Ligën e Kombeve

Të nderuar Dardanë dhe të gjithë ju perkrahës të Kosovës tonë të dashur, pas ndeshjeve shumë të vështira që patëm në kualifikimet për Evropian, Kosova tani do të luan në një kompeticion tjetër të quajtur Liga e Kombeve. Në këtë kompeticion Kosova është në grup me Azerbejgjanin, Maltën dhe Ishujt Faore. Kosova jonë arriti të tregoj lojë shumë të mirë me kundershtarë tejet të fortë, mirpo mungoj përvoja dhe fati që të kemi rezultate më të mira në kualifikimet për evropian. Tani është një rast i art që ne të tregojmë fëtyrën e vërtëtë dhe të kualifikohemi për në kampionatin botërorë.
Dua që të bëjë thirrje për të gjithë, nga ministria, federata, lojtarët tanë e deri tek fansat, që të mobilizohemi maksimalisht dhe të marrim shumë seriozishtë këto kualifikime, pasi këtu rivalët i kemi gati të barabartë dhe na duhet që të jemi të parët në grup për të vazhduar tutje.
Kundershtarët nuk janë ekipe inferiore, edhe pse në shikim të parë duken si rival të dobët, këto ekipe luajnë më gjatë se ne dhe janë më të komponuara, sidomos Azerbejgjani. Tani nuk ka shtet të dobët në futboll, dhe mund të dalim shumë keq nese nuk e marrim me shumë seriozitet këtë garë. Azerbejgjani është një ekip mjaft i fortë, po ashtu edhe Ishuj Faroe që kanë një lojë shumë të fortë fizike.
Bëj thirrje që të përzgjedhet sa më shpejt selektori i ri, mundësishtë me përvojë ndërkombëtare, mos të humbet më shumë kohë, pasi ai duhet të njoh sa më shumë dhe sa më shpejtë lojtarët tanë, që të përgadisë ekipin sa më mirë, të shoh gjendjen e lojtarëve nëpër klubet e tyre, por edhe në thirrjen e talenteve të rinjë .
Pres një punë sa më serioze dhe më intenzive nga federata dhe ministria që të përfundojnë sa më shpejt edhe stadiumin e Prishtinës, dhe ndërtimin sa më të shpejtë të stadiumit kombëtar `Dardania Arena`.

Me respekt Luli Berisha