Krizë financiare, futbollisti i njohur largohet nga Vëllaznimi

Samir Sahiti ka vendosur të largohet nga Vëllaznimi pas krizës financiare në klubin gjakovar.

Sport

25/11/2017 15:45

Samir Sahiti ka humbur durimin dhe ka vendosur të largohet nga skuadra e Vëllaznimit.

Klubi gjakovar gjendet në krizë financiare dhe tani ka filluar t’i humb elementet më të rëndësishëm.

Pas humbjes 3:0 sot nga Llapi, Sahiti ka publikuar një postim në Facebook ku reagoi për gjendjen në klub dhe paralajmëroi largimin nga Vëllaznimi. Boll Ma :

Më Nuk Do të Jem Pjes e Kti Klubi Kaq Të Madh Deri Sa Të Shlyhen Obligimet Që Kan Ndaj Meje , Un Vërtet Po Ndihem Mir në këtë Qytet Po Qka Osht Teper Osht TEPER… (Se qka ka Ndodh dhe qka po ndodh shpejt e merni vesh)”, shkroi ai në Facebook. /Lajmi.net/