Kritikohet Gjermania

Skuadra e Gjermanisë u vërshëllye në Stuttgart pas paraqitjes së zbehtë në fitoren ndaj Kilit me rezultat 1:0. Mesut Ozil u zëvendësua në minutën e 89’të të ndeshjes duke zgjuar vërshëllima që vazhduan deri pas sinjalizimit për përfundimin e ndeshjes. Goli nga Mario Gotze në minutën e 16’të – pas asistimit nga Ozil – e…

Sport

06/03/2014 11:05

Skuadra e Gjermanisë u vërshëllye në Stuttgart pas paraqitjes së zbehtë në fitoren ndaj Kilit me rezultat 1:0.

Mesut Ozil u zëvendësua në minutën e 89’të të ndeshjes duke zgjuar vërshëllima që vazhduan deri pas sinjalizimit për përfundimin e ndeshjes.

Goli nga Mario Gotze në minutën e 16’të – pas asistimit nga Ozil – e bëri dallimin mes skuadrave, por tifozët gjermanë kanë mbetur të pakënaqur me paraqitjen e ekipit, para fillimit në Kampionatit botëror në verë.

Më herët gjatë kësaj jave, mediet gjermane kanë shtruar pyetjen nëse Ozil është futbollisti i duhur për të udhëhequr ekipin Kombëtar. Dhe, tifozët shprehën mendimin e tyre ku shumica sugjeruan se përforcimi rekord i Arsenalit me vlerë prej 42 milionë funtesh, vuan në ndeshje të mëdha. Kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm nuk u brengos për vërshëllimat e publikut.

“Ishte një fitore me fat. I kuptoj tifozët dhe vërshëllimat e tyre. Njerëzit paguajnë shtrenjtë për të na shikuar dhe është e qartë se ne kemi ende punë për të bërë para Kampionatit botëror. Por, ne gjithmonë përgatitemi mirë për një Kampionat botëror, andaj nuk jam i brengosur”, deklaroi ai.

Kurse, mesfushori Bastian Schweinsteiger shtoi: “Fitorja është fitore. Kili ishte shumë i mirë. Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe duhet të përmirësohemi, por Kili është një prej skuadrave më të mira nga Amerika e Jugut”.