“Kritikat për De Gean ndikojnë tek të gjithë ne”

David  de Gea është bërë caku i shumë kritikave, pas humbjes së Spanjës kundër Kroacisë.

Sport

17/11/2018 23:09

Edhe pse ai është një prej më të mirëve në botë dhe vetëbesimi i tij nuk lëkundët shumë nga kritikët, mesfushori i Spanjë, Saul Niguez, mendon se kritikat ndikojnë keq në gjithë skuadrën.

“Kur drejtohen kaq shumë kritika drejt një lojtari, ndikon tek të gjithë ne” ka thënë Saul në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Ai është një prej më të mirëve në botë. Mund të ketë momente kur ke lëkundje në performanca, mirëpo për mua, është e padrejtë që të kritikohet De Gea” ka thënë lojtari.

Spanja do të mund të kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve, vetëm nëse Anglia dhe Kroacia luajnë baras. /Lajmi.net/