Kosova niset për Maltë, synohet fitorja

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të marrë rrugë për në Maltë, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Sport

15/11/2018 10:15

‘Dardanët’ kryesojnë grupin 3 në Ligën D, dhe me një fitore eventuale ndaj Maltës e duke shpresuar në dështimin e Azerbajxhanit ndaj Ishujve Faroe, do të siguronin vendin e parë në grup, që i siguron inkuadrim direkt në Ligën D në sezonin tjetër të kësaj lige.

Edhe pse ndeshja ndaj Maltës luhet ditën e shtunë, trajneri Bernard Challandes ka preferuar të udhëtojë dy ditë më herët, për të siguruar akomodim sa më të përshtatshëm të skuadrës në Valleta.

Insporti ka siguruar disa fotografi të lojtarëve nga aeroporti ‘Adem Jashari’, përcjell ‘lajmi.net’.

Për ndeshjen me Maltën, trajneri Bernard Challandes ka grumbulluar edhe tre lojtarë të rinj si Arijanet Muriqi, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu./Lajmi.net/