Kosova në grup me Kroacinë?

‘Sportske Novosti’, bazuar në shkrimet e fundit të mediave në Prishtinë, shkruan se Kosova shpreson të hyjë në grup me Kroacinë dhe për këtë thirret edhe në miqësinë që ka Fadil Vokrri me Davor Shukerin.

Sport

28/07/2015 12:02

Federata e Futbollit e Kosovës beson fuqishëm se pas pranimit që pritet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm, Kosovës i është premtuar një vend në njërin nga dy grupet me pesë skuadra.

‘Sportske Novosti’, bazuar në shkrimet e fundit të mediave në Prishtinë, shkruan se Kosova shpreson të hyjë në grup me Kroacinë dhe për këtë thirret edhe në miqësinë që ka Fadil Vokrri me Davor Shukerin (anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s), përcjell GazetaOlle.com.

“A do të kemi edhe një rival në rrugën për ‘Rusi 2018’ apo kjo është vetëm eufori dhe utopi? Mos harroni, FIFA e bëri anëtare të saj Kroacinë në korrik të vitit 1992 dhe nuk e lejoi të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës të vitit 1994, duke dhënë shpjegimin se shorti për kualifikime është tërhequr”, shkruan sot ‘Sportske Novosti’, transmeton GazetaOlle.com.