“Koscielny, “kapiteni perfekt” për Arsenal”

Laurent Koscielny i kishte munguar skuadrës së tij, Arsenal, për tash e një kohë të gjatë, si pasojë e një lëndimi.

Sport

10/12/2018 20:44

Qendër mbrojtësi i “Gunners” e kishte humbur edhe udhëtimin në Kampionatin Botëror, në Rusi, si pasojë e këtij lëndimi.

Por, ai bëri rikthimin e madh në ndeshjen kundër Huddersfield, të cilën lojtarët e Emery e fituan me rezultatin 1:0.

Për francezin, fjalë të mëdha ka thënë edhe portieri i Arsenal, Bernd Leno.

“Unë sigurisht se nuk e di si është ai në fushë, pasi kur erdha këtu ai ishte i lënduar” ka thënë Leno, transmeton lajmi.net.

“Por, unë mund ta shohë atë në stërvitje, mënyra se si ai flet tek lojtarët e tjerë…” ishin fjalët e portierit.

“Kemi shumë lojtarë të rinj, dhe mënyra se si ai iu flet atyre, për mua, ai është person i madh” ka përfunduar gjermani.

Koscielny do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e tij, pasi ata po përballen me shumë lëndime edhe në këtë periudhë. /Lajmi.net/