Koscielny ka një këshillë pas lëndimit “horror” të Bellerin

Hector Bellerin ka pësuar një lëndim jashtëzakonisht të rëndë në ndeshjen kundër Chelsea.

Sport

22/01/2019 21:15

Mbrojtësi spanjoll ka lënduar gjurin dhe me gjasë sezoni 2018/19 ka përfunduar për të.

Pas këtij lëndimi të tmerrshëm, një këshillë për lojtarin ka dhënë kapiteni i Arsenal, Laurent Koscielny.

“ I kam thënë atij dje; Lërë futbollin anash dhe shijoje jetën dhe jetën me familje dhe me shoqërinë” ka thënë Koscielny për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Është fillimi i një kapitulli të ri në karrierën e tij, do të jetë i gjatë por ai është i fortë. Ai është djalë i fortë” ishin fjalët e francezit.

Kujtojmë se edhe Laurent  Koscielny është përballur me një dëmtim të rëndë i cili edhe i humbi kampionatin botëror. Ai është rikthyer para dy xhirove në skuadrën e Arsenal. /Lajmi.net/