Konfirmon Wade, kthehet në Miami për sezonin e fundit

Ylli i NBA, Dwyane Wade, ka bërë të ditur se do të rikthehet për një sezon përmbyllës tek Miami Heat.

Sport

17/09/2018 15:39

Wade kaloi gati tërë karrierën e tij me Heat dhe ishte në dilemë nëse do të vazhdonte edhe për një sezon.

Dilema e tij sigurisht nuk qëndronte për skuadrën por ai nuk ishte i bindur nëse do të luante edhe për një vit.

36 vjeari, i cili është tri herë kampion i NBA me Miamin, ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë për të. /Lajmi.net/