Kloppit ia përmendin “parkimin e autobusit” nga Mourinho, kjo është përgjigja e tij

Manchester United – Liverpool është ndeshja kryesore e kësaj fundjave në futbollin evropian.

Sport

09/03/2018 17:21

Në kuadër të xhiros së 30-të, Manchester United në ‘Old Trafford’ pret rivalët e vjetër të Liverpoolit.

Kjo ndeshje, zë Manchester Unitedin dy pikë para Liverpoolit, ndërsa të dy skuadrat kanë humbur shpresat për titull, duke mbetur shumë pikë larg Manchester Cityt.

Në prag të kësaj ndeshje, Jurgen Klopp ka mbajtur konferencën për shtyp, duke folur për përballjen me Manchester United.

“Unë kurrë nuk do ta përdorja atë frazën. Nuk kam asnjë problem me mbrojtjen. Është e gjitha për të fituar”, është përgjigjur Klopp kur është pyetur për “parkimin e autobusit” nga Jose Mourinho.

“Kur sulmon Unitedi, shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të jenë në mbrojtje. Nëse dikush thotë se kam “parkuar autobusin”, nuk do ta kem problem atë”, ka vazhduar gjermani.

Klopp po ashtu ka thënë se ndeshjet mes Manchester United dhe Liverpool, janë më të mëdha se sa mund të imagjinohen./Lajmi.net/