Klopp sulmon Sammerin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka kritikuar drejtorin sportiv të Bayern Munichut, Matthias Sammer, duke thënë se 46-vjeçari duhet të jetë mirënjohës që është i angazhuar në Allianz Arena. Ish reprezentuesi gjerman u bë pasardhës i Christian Nerlinger në postin e tij në verën e vitit 2012 dhe prej asaj kohe ka shijuar sukses…

Sport

08/03/2014 13:30

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka kritikuar drejtorin sportiv të Bayern Munichut, Matthias Sammer, duke thënë se 46-vjeçari duhet të jetë mirënjohës që është i angazhuar në Allianz Arena.

Ish reprezentuesi gjerman u bë pasardhës i Christian Nerlinger në postin e tij në verën e vitit 2012 dhe prej asaj kohe ka shijuar sukses të jashtëzakonshëm në klub.

Mirëpo, Klopp beson se Bayern do të shkëlqente njësoj edhe pa ish yllin e Dortmundit, në detyrë.

“Nëse do të isha në vend të tij, do të falënderoja Zotin që dikujt i shkoi mendja të më angazhonte, sa herë që do të hyja në fushën stërvitore të Bayernit”, deklaroi Klopp për të përditshmen sportive gjermane Sport Bild.

“Nuk e di nëse Bayern do të kishte edhe një pikë të vetme më pak pa Sammerin”, shtoi strategu i Dortmundit, i cili në të kaluarën është përplasur me Sammerin edhe në fushë, gjatë duelit me Bayern Munichun.