Klopp “ngrit në qiell” Manen

Sadio Mane është padyshim njëri nga anësorët më të mirë në Premierligë momentalisht.

Sport

16/11/2018 18:07

Senegalezi kaloi në radhët e Liverpool për rreth 40 milionë euro, nga skuadra e Southampton.

Klopp asnjëherë nuk ka dyshuar në aftësitë e tij, megjithatë thotë se është munduar ta bind lojtarin se ai është i mahnitshëm.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk kam menduar kurrë ndrsyhe” ka thënë Klopp, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Që prej momentit kur erdhi këtu, ai ka ndihmuar skuadrën shumë. Është përmirësuar shumë dhe është i jashtëzakonshëm në fazën ofanzive” ka vazhduar Klopp.

“Mund ta luajmë atë në sulm, si anësor apo kudo që kemi nevojë në fazën ofanzive. Ai është i fortë fizikisht, teknikisht dhe është shumë i shpejtë” ka përfunduar gjermani.

Mane sezonin e kaluar ka shënuar 20 herë me Liverpool. Këtë sezon ai ka gjetur golin shtatë herë në 14 paraqitje.

Ai është prej lojtarëve kryesorë që kanë ndihmuar Liverpoolin të fillojnë sezonin 2018/19 si  të pamposhtur. /Lajmi.net/