Klopp largon tetë nga lojtarë nga Liverpooli

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se para fillimit të sezonit të ri (10 gusht) do të ketë disa largime lojtarësh nga “reds”, para se të përfundojë afati i merkatos.

Sport

01/08/2018 15:17

Dhe do të jenë jo pak, por 8 lojtarë që do të zbrasin stolin e skuadrës së Liverpool, pasi për trajnerin gjerman ata nuk janë pjesë e planeve të tij pas afrimeve në merkaton e verës.

Danny Ings dhe Divock Origi janë dy emrat e parë që do të lënë skuadrën e “reds”, që pasohet nga portieri Simon Mingolet, që nuk pranon të jetë i treti në listën e lojtarëve që do të mbrojnë portën, transmeton telesport.

Emrat e tjerë të vënë në listën e lojtarëve që do të largohen janë Lazar Markovic, Pedro Chirivella, Marko Grujic, Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn.