Klopp: Këtë trofe dëshirojmë ta fitojmë këtë sezon

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpooli edhe këtë edicion dëshiron të shkojë sa më lartë më Kupën e Ligës, e pse jo edhe për të triumfuar në këtë garë.

Sport

19/09/2016 16:11

Në konferencë për shtyp, trajneri gjerman deklaroi se kjo garë është shumë e rëndësishme për Liverpoolin, në të cilën edicionin e kaluar arritën deri në finale ku u mundën nga Manchester City.

“Nuk është se çdo ditë themi se dëshirojmë ta fitojmë Kupën e Ligës, por kjo Kupë për ne është shumë e rëndësishme, dhe vitin e kaluar treguam se është shumë emocionuese për të qenë pjesë e saj”, deklaroi Klopp.

Në kuadër të Kupës së Ligës, Liverpooli nesër luan në udhëtim te Derby, skuadër kjo e ligës së dytë angleze.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.