Klopp ka një lajm të keq për tifozët e Liverpoolit

Jurgen Klopp u ka dhënë një lajm të keq tifozëve të Liverpoolit.

Sport

04/12/2017 16:18

Trajneri gjerman nuk është i sigurt se edhe për sa kohë do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit Joel Matip.

Matip ka pësuar disa lëndime javët e fundit, teksa ka munguar në ndeshjen e fundit që Liverpool e fitoi 1:5 në udhëtim te Brighton. Ai po ashtu do të mungojë edhe në takimin e së mërkurës kur ‘The Reds’ takohen me Spartakun e Moskës n në Ligën e Kampionëve.

“Ai ka të lënduar muskujt”, ka deklaruar Klopp për faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë fushave, por definitivisht nuk luan të mërkurën”./Lajmi.net/