Klopp i përgjigjet pyetjes nëse dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës

Jurgen Klopp është i lumtur te Liverpool.

Sport

20/11/2017 18:48

Trajneri gjerman, ka thënë se ka realizuar ëndrrën e tij me drejtimin e Liverpoolit dhe skuadrës së Borussia Dortmundit.

Klopp, nuk ka hezituar t’i përgjigjet pyetjes nëse në të ardhmen do t’i pëlqente ta drejtonte Barcelonën.

“Nuk kam nevojë për diçka tjetër. Jam shumë i lumtur në Liverpool sikurse që ishte te Borussia Dortmund. Kam realizuar të gjitha ëndrrat. Nuk jam duke menduar për ndonjë klub tjetër”, ka deklaruar Klopp./Lajmi.net/