Kjo skuadër mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Akuzat e rënda ndaj presidentit Vangelis Marinakis, mund të bëjnë që Olympiakos të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2015 10:25

Olympiakos rrezikon të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve për përfshirjen e presidentit Vangelis Marinakis në hetimet për korrupsion në futbollin grek.

E përditshmja “The Journalist” ka bërë të ditur se kampioni i Greqisë rrezikon pjesëmarrjen në garën elite të klubeve evropiane në rast se dëshmohen akuzat ndaj Marinakisit.

Ato sugjerojnë përfshirje në organizatë kriminale, korrupsion, dhe kurdisje të ndeshjeve.

Por, Olympiakos ka publikuar një komunikatë duke shprehur besimin se gjithçka do të sqarohet dhe ata do të jenë sërish pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm.