Kjo “selfie” e futbollistit tërboi gjithë Gjermaninë dje

Kampionia e botës në fuqi, Gjermania, u dorëzua dje përballë Meksikës.

Sport

18/06/2018 14:12

Një humbje që zhgënjeu tifozët gjermanë në të gjithë botën, por edhe median e këtij vendi.

Në mes të “shkretimit” emocional nga disfata 1-0 ndaj meksikanëve, Julian Brandt kishte një gjest lavdërues me një fëmijë, që, megjithatë, nuk i ka pëlqyer shtypit teutonik gjerman.

Pas ndeshjes, lojtari i Leverkusenit u ndal në hyrjen e tunelit të dhomave të zhveshjes për të bërë një selfie me një djalosh, që mbante veshur fanellën e Gjermanisë. Futbollisti nuk hezitoi të ndalonte e ta plotësonte kërkesën e fëmijës.

Por, qëndrimi i tij i gëzuar është censuruar nga “Bild”, media e njohur gjermane, e cila shkruan:

“Gjermania e dëmton fillimin e Kupës Botërore 2018 dhe Julian Brandt nuk ka asgjë më të mirë se sa të buzëqeshë në kamerën e një amatori. Pak sekonda pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, yjet e Gjermanisë janë të zhgënjyer, të frustruar, kokëvarur. Vetëm një person mund të buzëqeshte”, – shkruan tabloidi gjerman më i shitur, duke iu referuar gjestit të Brandt.