Kjo gjë nuk pritej nga gjigantët e Serie A

Klubet italiane po rikthehen aty ku e kanë vendin, në majat e futbollit.

Sport

04/10/2018 15:07

Pas një mungese të gjatë të sukseseve, klubet nga Serie A kanë filluar të shkëlqejnë në garat evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Napoli arriti që ta mposht në ‘Sao Paolo’ Liverpoolin me rezultat minimal, 1 me 0, ndërsa Interi fitoi me përmbysje ndaj PSV-së, 1 me 2.

Nga ana tjetër, Juventusi fitoi ndaj Young Boys me het-trikun e Dybalas, ndërsa Roma fitoi edhe më thellë ndaj Viktoria Plzenit, 5 me 0.

Kështu, këto rezultatet të mira tregojnë se skuadrat italiane janë duke u rikthyer në majat e futbollit evropian pas 13 vitesh, e që janë duke u forcuar në çdo afat kalimtar. /Lajmi.net/