Kjo BMW është mbajtur sekret për disa vite (Foto)

BMW kishte krijuar këtë veturë i8 me hidrogjen si pjesë e hulumtimeve në vitin 2012, dhe e ka mbajtur atë sekret për publikun – deri më tani.

Auto & Tek

02/07/2015 21:23

E prezantuar në BMW Group, kjo veturë është mbajtur si një prototip për të testuar teknologjinë e karburantit me hidrogjen, që duhej të ishte gati për një shkallë më të gjerë të prodhimit deri më 2020.

Bazuar në modelin e ri i8, kjo veturë sportive është mjaft e bukur në pamje dhe vjen me disa veçori si jashtë ashtu edhe brenda, transmeton Lajmi.net.

Ndryshimi më i madh në stil është grila dhe dritat përpara, përderisa thithësit e mëdhenj të ajrit i ushqejnë me ajër radiatorët e montuar përpara.

Motori elektrik me hidrogjen gjeneron 242 kuaj-fuqi dhe emiton ujë. BMW tani ka plane që të prodhojë motorë të fuqizuar me hidrogjen, të cilët do t’i fusë në prodhimin e veturave në një të ardhme të afërt.

497934497933497932497931497930497929497928497927497926497935