Kinë, marshimi i përbindëshave mekanikë (Video)

Në rrjetet shoqërore kineze është përhapur një video që të lë vërtet pa fjalë.

Auto & Tek

17/09/2018 23:20

Me dhjetëra, ndoshta qindra ekskavatorë, duken sikur po marshojnë si një batalion përbindëshash mekanikë, duke krijuar një pamje tepër mbresëlënëse por dhe si prej një realiteti tjetër.

Personi që e ka shpërndarë videon nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen e saktë apo për projektin në të cilin do të punojnë ekskavatorët, por gjasat janë që të jenë duke hapur një terren të vështirë për ndërtimin e një autostrade të madhe. /tch/

YouTube player