Këto janë datat e ndeshjeve gjysmëfinale
Këto janë datat e ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Sport
Barcelona do të luajë kundër Bayern Munichut kurse Real Madrid ndaj Juventusit.
Këto janë çiftet e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve. Barcelona – Bayern do të luajnë më 6 maj, kurse Real dhe Juventus më 5 maj.
Los Blancos dhe Bianconerët takohen në ndeshjen e kthimit më 13 maj, një ditë pas gjigantit katalan dhe atij bavarez.
Finalja e madhe do të jetë në Berlin.