Kështu i falënderuan lojtarët e Kosovës ‘Dardanët’ pas fitores dramatike

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore dramatike në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Sport

13/11/2017 21:45

E gjendur tri herë në disavantazh, Kosova ka rritur në fund të përmbysë gjithçka, për fitoren 4:3 ndaj Letonisë.

Golin e fitores e shënoi Besar Halimi, në minutën e 94’.

Ky gol, solli emocione të mëdha si tek lojtarët, ashtu edhe te tifozët në tribuna.

Pas ndeshjes, lojtarët u janë afruar tifozëve për t’i falënderuar për mbështetjen e madhe që ua dhanë në këtë miqësore./Lajmi.net/