Kërkesat e tifozëve shqiptarë për Shaqirin për ndeshjen me Serbinë

Edhe në botërorin e Rusisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar.

Sport

01/12/2017 18:21

Nëse jo me shtetet e tyre, Shqipërinë apo Kosovën, ata atje do të jenë me Përfaqësuesen e Zvicrës, që lojtarët kryesor të saj, janë nga Kosova.

Një përballje interesante për shqiptarët e Zvicrës do të jetë ajo me Serbinë, në kuadër të grupit E.

Me t’u mësuar shorti, tifozët shqiptarë kanë nisur kërkesat për “përfaqësuesit” e tyre te Zvicra, për përballjen me Serbinë.

Disa tifozë, i kanë kërkuar fitore me çdo kusht Xherdan Shaqirit në llogarinë e tij në Instagram, derisa bëri reagimin e parë për Kupën e Botës./Lajmi.net/