Këpuca e Artë, tani kryeson vetëm një lojtar (FOTO)
Cristiano Ronaldo kryeson në garën për golashënuesin më të mirë në Evropë këtë edicion.
Sport
Me golin e shënuar ndaj Getafes, Cristiano Ronaldo e ka marrë kryesimin në garën për Këpucën e Artë.
Portugezi tani ka 31 gola me Real Madridin këtë stinor në La Liga nga 33 xhiro të zhvilluara, përcjell Lajmi.net.
Ai pas vetes i ka lënë Gonzalo Higuainin dhe Jonasin me nga 30 gola.
Vlen të theksohet se Zlatan Ibrahimovic i PSG-së i ka shënuar 32 gola, mirëpo për shkak se Ligue 1 e ka koeficientin 1.5, për dallim nga La Liga, Premier Liga, Bundesliga dhe Serie A që e kanë 2.0, ai qëndron prapa në renditje.