Këpuca e Artë, garë e paparashikueshme

Luis Suarez vazhdon të kryesojë në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë.

Sport

29/02/2016 09:09

Gara për Këpucën e Artë në këtë edicion është më e paparashikueshme se kurrë më parë.

Dallimi mes vendit të parë dhe të pestë në listën e realizatorëve më të mirë ne Evropë është vetëm 3 gola.

I pari aktualisht është Luis Suarez me 25 gola, i ndjekur nga Gonzalo Higuain dhe Jonas Gonçalves me nga 24.

Robert Lewandowski ka kaluar në pozitën e katërt me 23 gola ndërsa Top 5 e mbyll Ronaldo me 22.