Katër skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar humbje në top pesë ligat evropaine

Një javë tjetër e paharruar për futbollin.

Sport

03/12/2017 23:10

Kjo fundjavë që po shkon, solli emocione të mëdha në futboll, e ku disa skaudra të njohura evropiane e “shijuan” për të parën herë këtë sezon humbjen.

Bëhet fjalë për Napolin që u mund në ‘San Paolo’ nga Juventus 0-1, për humbjen e parë këtë sezon në Serie A.

Humbjen e parë e pësuan edhe “sheikët” e PSG-së që u mposhtën nga modestët e Strasbourg 2:1 në Ligue 1.

Tani në pesë ligat më të forta evropiane kanë mbetur vetëm katër skuadra pa pësuar humbje.

Bëhet fjalë për Barcelonën, Atletico Madridin, Interin dhe Manchester Cityn.

La Liga: Barcelona (11 fitore, 3 barazime), Atletico Madridi (8 fitore, 6 barazime)

Serie A: Inter (12 fitore, 3 barazim)

Liga Premier: Manchester City (14 fitore, 1 barazim)

Në javën e ardhshëm Interi luan ndaj Juventusit, Manchester City ndaj Manchester Unitedit, Barcelona kundër Villarrealit dhe Atletico Madridi ndaj Betisit./Lajmi.net/