Katër lojtarët që më punë kanë heshtur kritikët (FOTO)

Arsenali shpreson që për të 21-tën sezon radhazi të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/05/2017 20:18

Por, për të arritur këtë, në dorë e ka Middlesbrough, që duhet ta ndalë Liverpoolin në ‘Anfield Road’, në ndeshjen e fundit të Premierligës, gjë kjo e vështirë në letër, por jo edhe në fushë.

Trajneri Wenger dhe lojtarët e tij, jo pak herë kanë qenë cak i sulmeve këtë edicion, për paraqitjet e tyre.

Por, ‘swuawka’, përcjel lajmi.net, shkruan se nëse Arsenali ndodhet në këtë pozitë sot, duke shtuar se ka mundur të jetë edhe më poshtë, meritë kanë katër lojtarë të kësaj skuadre, dhe dy prej tyre janë shqiptarë.

“Lojtarët që më punë dhe pa zhurmë u janë përgjigjur kritikave”, është titulli që kjo media ia ka vendosur këtij lajmi, ku lavdërohen Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Granit Xhaka duke festuar golin e shënuar në derbin Arsenal - Manchester United
Granit Xhaka duke festuar golin e shënuar në derbin Arsenal – Manchester United

Futbollistët me prejardhje shqiptare, këtë edicion iu bashkuan Arsenalit, nga Valencia, respektivisht nga Borussia Monchengladbach.

Dy lojtarët tjerë që janë vlerësuar për paraqitjet e tyre, janë edhe portieri Petr Cech dhe sulmuesi Alexis Sanchez. Ky i fundit mund të largohet nga Arsenal, nëse skuadra nuk siguron Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S