‘Katastrofë’ për Jose Mourinhon para ndeshjes me Liverpoolin

Liverpool dhe Manchester United të dielën me fillim nga ora 17:00, zhvillojnë derbin e javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Sport

14/12/2018 12:59

Përballjet mes këtyre dy ekipeve të mëdha rivale, kanë dhuruar gjithmonë emocione të mëdha, diçka që nuk pritet të mungojë as të dielën, kur Liverpool do të kërkojë të ruaj kreun e Premierligës, ndërsa Manchester United këndelljen për të kapur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në prag të kësaj ndeshje, Jose Mourinho është duke u përballur me shumë mungesa në skuadrën e tij, shkaku i lëndimeve.

Anthony Martial, Luke Shaw, Alexis Sanchez, Diogo Dalot, Matteo Darmian, Chris Smalling, Victor Lindelog, Maros Rojo dhe Scott McTominay, janë lojtarët në të cilët nuk do të mund të llogarisë trajneri portugez./Lajmi.net/