Kampioni i Botës në çiklizëm, tallet keq me Ibrahimovicin

Kampioni i Botës në çiklizëm Peter Sagan është rikthyer në fokus të mediave ndërkombëtare për batutat e tij me futbollistë të njohur.

Sport

08/04/2016 20:01

I pyetur se “a je Zlatan Ibrahimoviç i çiklizmit”, ai i befasoi të gjithë.

“Ibrahimoviç? Kush është?”,-ka thënë Sagan, i cili mbahet si njëri nga personazhet më intrigues të këtij sporti, shkruan “Panorama”.

Ditët e fundit Ibrahimoviç u akuzua se ka përdorur doping në kohën kur ka qenë futbollist i Juventusit, por agjenti i tij mohoi gjithçka, ndërsa klubi bardheblu nuk bëri asnjë deklaratë.