Kampionët tregojnë fytyrën e vërtetë, fitojnë derbin ndaj Arsenalit në ‘Emirates’

Manchester Cityt i ka takuar derbi i javës së parë në Premierligën angleze.

Sport

12/08/2018 18:54

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ka treguar edhe njëherë se është favoriti kryesor për të fituar titullin në Premierligë, duke e mposhtur Arsenalin në ‘Emirates Stadium’ me rezultat 0-2.

Ishte Raheem Sterling që në minutën e 14’ pas një depërtimi të mirë, goditi saktë për të shënuar një gol të bukur.

Golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar, e shënoi Bernardo Silva, pas një asistimi të pranuar nga Mendy në minutën e 64’.

Manchester Cityn në xhiron e ardhshme e pret Huddersfieldin në shtëpi, ndërsa Arsenal zhvillon derbin me Chelsean në udhëtim./Lajmi.net/