Kalifornia lejon përdorimin e celularëve gjatë vozitjes

Përdorimi i celularit kur je në timon është i jashtëligjshëm gati në të gjithë botën. Por, shteti i Kalifornisë duket se po e zë hapin e teknologjisë, kur bëhet fjalë për aspekte tjera të përdorimit të celularëve të mençur kur je në timon. Një gjykatë e apelit ka ndryshuar një vendim të mëparshëm të gjykatës,…

Auto & Tek

01/03/2014 17:20

Përdorimi i celularit kur je në timon është i jashtëligjshëm gati në të gjithë botën.

Por, shteti i Kalifornisë duket se po e zë hapin e teknologjisë, kur bëhet fjalë për aspekte tjera të përdorimit të celularëve të mençur kur je në timon.

Një gjykatë e apelit ka ndryshuar një vendim të mëparshëm të gjykatës, që thoshte se përdorimi i celularit për t’u orientuar në hartë është jo ligjore.

Gjykata e qarkut e apelit tha se ky ligj vlen vetëm për përdorimin e celularit për të folur ose për të shkruar mesazhe, tramseton Associated Press.

Rasti ndodhi në janar të vitit 2012, kur Steven Spriggs u dënua pasi që e kontrolloi celularin e tij për t’u orientuar në hartë.

Ai ishte në kërkim të një rruge më të mirë, ndërsa polici e ndaloi dhe e gjobiti me 165 dollarë.

Pas humbjes së rastit së ankesës në gjykatën e trafikut ,Spriggs bëri apel në gjykatën e lartë.

Ai humbi përsëri, dhe më vonë e solli rastin në gjykatën e qarkut të apelit.

Paneli i gjyqtarëve të apelit vendosi në favor të Spriggs, duke thënë se ligji në Kaliforni përcakton se “të folurit dhe të shkruarit” në celularë gjatë vozitjes është ilegale.

Por kjo nuk përcakton mënyra tjera në të cilat përdorimi i celularit është i paligjshëm.