Kaka: Gattuso është një fenomen

“Të kthehesh këtu është gjithmonë bukur. Kam ecur në këto rrugë duke kujtuar momentet shumë të bukura që kam kaluar këtu, më pas ndoqa një një seancë stërvitore, të famshmen “kafazi”. Sa shumë kujtime. Të ritakohesh me njerëz të tillë si Maldini dhe Leonardo është gjithmonë kënaqësi. Një ditë që kalova këtu me ktheu në kohë.”

Sport

05/09/2018 21:36

Kështu e nis Ricardo Kaka bisedën me Milan TV, duke risjellë në kujtesë kohët e lavdishme që ka kaluar me fanellën kuqezi.

“Gattuso? Ishte bukur teksa e shikojë duke udhëhequr stërvitjen. Për nga energjia dhe vendosmëria më kujtonte Gattuson futbollist. E ka kaluar të gjithë kohën duke motivuar skuadrën. Por nuk është vetëm kjo. Ka mësuar dhe studiuar shumë dhe e gjitha kjo e shndërron në një fenomen.”

Më pas braziliani rezervoi një koment për fitoren e Milanit në minutat shtesë ndaj Romës.

“Fitorja me Romën ishte shumë e rëndësishme, sidomos për mënyrën sesi erdhi. Mendoj se ndërrimet rezultuan vendimtare. Tri pikë që rritin besimin për të vijuar dhe bërë sa më mirë në kampionat.”