Kaçe shënon një tjetër gol të bukur (Video)

Ergys Kaçe ka arritur të shënojë një tjetër gol për skuadrën e tij, Paok-un në ndeshjen ndaj Verias, të cilën e fitoi me rezultat 4-1.

Sport

27/10/2014 16:32

Talenti i Kombëtares Kuq e Zi arriti të shënojë një gol për skuadrën e PAOK-ut duke lansuar një goditje të mirë me të djathtën e tij në minutën e 57’ të takimit.

Kaçe është duke kaluar në një formë shumë të mirë me skuadrën e tij, pasi edhe në ndeshjen e kaluar arriti të shënojë gol.

PAOK-u është lider në tabelën e Greqisë dhe është skuadra e vetme që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në këtë sezon.

Video